Franca përballet me dëme të mëdha nga zjarret, mbi 115 mijë hektarë

0%

Bilanci i zjarreve pyjore në Francë ka arritur në rreth 115 mijë hektarë sipërfaqe të djegur gjatë këtij viti, ka bërë të ditur ministrja franceze Monique Barbut. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, kjo sipërfaqe është dukshëm më e madhe se ajo e raportuar më herët dhe përbën një territor rreth 11 herë më të madh se qyteti i Parisit.

Ministrja ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet edhe më tej gjatë javëve në vazhdim, ndërsa autoritetet franceze kanë theksuar se shifrat aktuale përbëjnë një rekord të ri vjetor për dëmet nga zjarret. Edhe ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka deklaruar se pasojat pritet të jenë shumë të rënda deri në përfundim të sezonit veror.

Një nga zonat më të prekura është rajoni i Girondës, ku zjarret kanë shkatërruar më herët rreth 42 mijë hektarë pyje dhe tokë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com