Miratohet marrëveshja: Shqipëria merr 258 milionë euro borxh nga

0%

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të hënën marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh apo 258 milionë euro me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të përdoret për financimin e pajisjeve ushtarake. Marrëveshja u votua në seancën e dytë plenare të zhvilluar gjatë ditës, pas asaj të orës .

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, duke deklaruar para nisjes së seancës se bojkoti lidhej me pretendimet e saj se procedura ishte në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. Në seancë morën pjesë, përveç deputetëve të Partisë Socialiste, edhe tre deputetë të Partisë Socialdemokrate, raporton Euronews.al, transmeton Sinjali.

Para votimit, seanca u ndërpre sërish, ndërsa më pas deputetët votuan me 74 vota pro që diskutimi për marrëveshjen të zhvillohej me dyer të mbyllura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com