Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë

0%

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia ka nevojë për ndryshim të brendshëm në mënyrë që të rikthehet fuqishëm në skenën politike.

Përmes një reagimi, Bajrami ka thënë se Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së, i cili mbahet këtë të enjte, nuk duhet të shihet si përballje mes individëve, por si një vendim për të ardhmen e subjektit politik.

Ajo ka theksuar se LDK-ja ka kaluar në tri procese zgjedhore që nga viti 2021 pa arritur të dalë fituese, duke përfunduar si partia e tretë, dhe sipas saj këto rezultate kërkojnë reflektim dhe përgjegjësi politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bajrami ka rikujtuar se pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025 kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa kishte dhënë dorëheqje edhe nga pozita e nënkryetares së partisë. Sipas saj, LDK-së i duhet një qasje e re udhëheqëse, e cila bashkon anëtarësinë, respekton mendimin ndryshe dhe bazohet në meritë e kontribut.

“LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie tjetër politike. Ajo duhet të hyjë në zgjedhje për të fituar dhe të jetë alternativa më serioze për qytetarët”, ka deklaruar Bajrami. Ajo ka bërë thirrje që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të shërbejë si mundësi për një fillim të ri dhe forcimin e partisë, duke theksuar se ndryshimi, sipas saj, është i domosdoshëm për ringritjen e LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com