Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë ndalesa apo kufizime për lëvizjen e automjeteve të transportit të mallrave me peshë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat e pritshme nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara për aktivizimin e masave të përkohshme të kufizimit të qarkullimit.
Ministria ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e kushteve atmosferike në baza ditore dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se paraqiten kushtet për vendosjen e kufizimeve. Vendimi për kufizimet e përkohshme të qarkullimit zbatohet vetëm në raste kur temperaturat dhe kushtet e tjera meteorologjike mund të ndikojnë në sigurinë dhe gjendjen e rrugëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
