Aksident në Klinë, tre persona të lënduar pas përplasjes së tri

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë, ku të përfshira kanë qenë tri vetura, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës . Sipas tij, pas përplasjes, personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com