Kasolli: Lidershipi i LDK-së po e shfajëson VV-në në rast se shkohet

0%

Shpërndaje në: Analisti politik Afrim Kasolli ka thënë se lidershpi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke u përkujdesur që ta shfajësojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e kësaj partie, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në rast se shkohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kasolli në emisionin “Tre8tre” ka thënë se nëse do të ketë sërish zgjedhje të jashtëzakonshme potencialisht në verë, atëherë një barrë e madhe e përgjegjësisë do të bjerë te “të rebeluarit” në LDK.

“Nëse ka ndryshim në këtë legjislaturë në raport me legjislaturën e kaluar është se kësaj radhe lidershipi i LDK-së në masë të madhe e ka shfajësuar liderin e VV-së nëse shkohet në zgjedhje, sepse në kritikën që pati ndaj të rebeluarve brenda subjektit politik, në një mënyrë tha se do të mbesin përgjegjës nëse dështojnë negociatat…Nëse shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, potencialisht në verë, atëherë barrë goxha të madhe të përgjegjësisë do ta kenë të pakënaqurit në LDK”, tha Kasolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, Kasolli ka thënë se ajo funksionon me ushtrues detyre. “Çfarë ka bërë Vetëvendosje është se nëse shkruan që duhet katër muaj me ushtrues detyre, ajo ka konsideruar se fjala është për personin e jo institucionin…S’përjashtohet skenari që këtë logjikë politike ta tentojë ta aplikojë edhe në temën e presidentit.

Kjo çështje padyshim jam i bindur se përfundon në Kushtetuese. Por, mund të jetë brenda skenarit politikë të VV-së që i duhet të bllokohet e pezullohet Kuvendi shkaku i kësaj pune e të fitohet kohë. Kjo në mënyrë që zgjedhjet të përputhen me prezencën më të madhe të diasporës që është në dhjetor, siç ndodhi vitin e kaluar”, tha Kasolli.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e ka thirrur për të enjten, 30 korrik, Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Edhe Arbëri 11 kor 2026 Heshtja e të pakënaqurve të LDK-së, “pasiguri” për marrëveshje me VV-në Rreth 150 delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë me qëllim shkarkimin e kryetarit Abdixhiku.

Kërkesa për votëbesim ndaj Abdixhikut, është iniciuar pas pakënaqësive të shfaqura brenda partisë lidhur me rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit. LDK-ja ka dalë parti e tretë me më pak se 17 për qind të votave, që ia kanë siguruar 18 ulëse në Kuvend.

Burimi: Koha