Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje

0%

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), ku është pritur nga koordinatori i kësaj qendre, Samir Krasniqi.

Gjatë vizitës, Dugolli u informua nga afër për funksionimin e QKMK-së, aktivitetet e përditshme në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional mes tri agjencive shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e kufijve të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim u vlerësua progresi i vazhdueshëm i QKMK-së, i cili është arritur falë investimeve të Qeverisë së Kosovës dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U theksua se këto investime kanë ndikuar në forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit, me fokus të veçantë krimin ndërkufitar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zëvendësministri Dugolli përgëzoi stafin për rezultatet e arritura dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur të gjitha iniciativat që synojnë avancimin e mëtejmë të Qendrës, modernizimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e metodave të punës.

Ai gjithashtu riafirmoi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për forcimin e kapaciteteve të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, me synim rritjen e efikasitetit në menaxhimin e kufijve shtetërorë dhe luftimin e dukurive kriminale.

Burimi: Bota Sot