Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, në Komunën e Rahovecit, përkohësisht nuk është i përshtatshëm për konsum. Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, pas monitorimit të zonave të furnizimit, veçanërisht atyre që furnizohen nga burimet natyrore, është konstatuar turbullirë e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Për këtë arsye, cilësia e ujit në këtë zonë është vlerësuar përkohësisht jashtë standardeve për konsum. KRU “Gjakova” ka kërkuar nga konsumatorët e zonës së Hoçës së Madhe që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës.
