Pamje shqetësuese nga Rahoveci – uji i rrëmbyeshëm përfshin një grua

0%

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Rahovecin kanë shkaktuar vërshime në disa zona, ndërsa pamje të publikuara në rrjete sociale shfaqin një situatë të rrezikshme, ku një grua përfshihet nga rrjedha e fuqishme e ujit. Pamjet tregojnë momentin dramatik gjatë përmbytjeve, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e personit të përfshirë në këtë ngjarje.

Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime Ekipet emergjente janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga reshjet intensive. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave të rrezikuara nga vërshimet.

Burimi: Telegrafi