Vetura bie në gropën e krijuar nga vërshimet në rrugën “Asllan

0%

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën rrugore në disa zona, ndërsa një veturë ka mbetur e bllokuar pasi ka rënë në një gropë të krijuar nga vërshimet në rrugën “Asllan Kleçka”. Si pasojë e dëmtimit të rrugës, automjeti nuk ka mundur të vazhdojë lëvizjen, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për gjendjen e infrastrukturës pas reshjeve intensive.

Gropa e krijuar paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë segment rrugor.

Vërshimet në Rahovec lënë pas vete gropa të mëdha Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, ndërsa autoritetet përgjegjëse pritet të ndërhyjnë për sanimin e dëmtimeve dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim. telegrafi.com

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi