​As ndryshimi i ligjit nuk bën punë, shpërndahet Testi i Maturës në rrjetet sociale

0%

Tanimë ka përfunduar mbajtja e Testit të Maturës, afati i parë, në të cilin pritej të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin. Procesi i testimit është administruar nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Testi filloi në ora dhe përfundoi në orën .

Testi i Maturës Shtetërore 2026 u zhvillua brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi përmbante 100 kërkesa, përkatësisht nga 25 kërkesa për secilën prej katër lëndëve: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të përzgjedhur nga vetë kandidati/ja.

Ministria e Arsimit ka rikujtuar se posedimi i telefonave mobilë dhe i çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit është rreptësishtë i ndaluar dhe se çdo kandidat/e që konstatohet se posedon telefon ose pajisje tjetër elektronike do të largohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse pajisja është përdorur apo jo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, qysh në start ka nisur qarkullimi i pyetjeve e përgjigjeve të Testit të Maturës nëpër rrjete sociale, normal gjithnjë duke përdorur telefonin, raporton kp. Në Viber u krijuan dy grupe, njëri me mbi 9830 anëtarë dhe tjetri mbi 500 anëtarë, ku nxënësit shkëmbenin përgjigjet e pyetjeve të testit.

Burimi: Telegrafi