Arrihet marrëveshja, Ferran Torres te PSG

0%

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Ferran Torres, në një lëvizje që pritet të zyrtarizohet së shpejti. Sipas Fabrizio Romanos, PSG ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit spanjoll për shumën prej 50 milionë eurosh. Torres kishte si prioritet vetëm transferimin te kampionët francezë dhe tashmë dëshira e tij është realizuar.

Marrëveshja është finalizuar pas disa ditësh negociatash në fazën e fundit. Barcelona pritet të arkëtojë 50 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, i cili largohet nga Camp Nou pas disa sezoneve me klubin katalanas. Ferran Torres do t’i bashkohet kështu PSG-së, ku pritet të jetë një tjetër opsion i rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës.

Burimi: Bota Sot