Burri sulmon me thikë tre gra në Paris, ndalet nga një polic

0%

Një burrë që goditi me thikë tre gra në Paris është arrestuar. Sulmi ndodhi pranë Porte de Clichy, konfirmoi Ministri i Brendshëm Laurent Nunez, raporton Reuters. Sulmuesi sulmoi gratë, të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç, me dy thika kuzhine. Dy prej tyre u lënduan rëndë, tha Nunez. Ministri shpjegoi se sulmuesi u mposht nga një oficer policie jashtë detyrës në atë kohë.

“I jap merita, ishte një akt i guximshëm”, shtoi Nunez. Motivi i sulmit nuk dihet ende. Nunez tha se policia nuk mund ta konfirmonte identitetin e sulmuesit sepse deklaratat e tij gjatë arrestimit ishin “të paqarta”.

Burimi: Telegrafi