Mungesa e ujit në Korçë, banorët e Zvezdës protestojnë: Investimet

0%

Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, protestuan pasditen e së dielës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm. Ata thanë se prej shumë vitesh përballen me të njëjtin problem, ndërsa investimi i realizuar në rrjetin e ujësjellësit nuk ka dhënë rezultat.

Sipas protestuesve, pavarësisht fondeve të investuara, familjet vijojnë të mos kenë furnizim të rregullt me ujë dhe detyrohen ta sigurojnë atë në çezma publike ose me mjete të tjera. Përveç mungesës së ujit, ata shprehën pakënaqësi edhe për gjendjen e infrastrukturës në fshat, duke thënë se Zvezda ka mbetur jashtë investimeve për rrugët dhe shërbimet bazë.

Protestuesit paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk do të marrin përgjigje, do të vijojnë me forma të tjera proteste, deri në bllokimin e akseve kryesore rrugore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot