Nikqi, lojtari më i ri i Ballkanit

0%

Shpërndaje në: Dijar Nikqi është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën skuadra nga Suhareka përmes një postimi në faqen zyrtare. 21-vjeçari luan në pozitën e qendërsulmuesit. Nikqi së fundi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Pjesë e Lirisë, Nikqi ishte nga janari i vitit 2025. Ai karrierë ka bërë edhe te Vora, Tirana, Teuta dhe te të rinjtë e Laçit.

“Mirë se vjen, Dijar Nikqi! Mirë se erdhe në familjen tonë, Dijar! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e klubit”, shkruan në njoftim. Ballkani, përveç Nikçit, ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë, por njëkohësisht ka liruar edhe disa lojtarë.

Burimi: Koha