Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale në fshatin Veriq të Istogut, ku u përfshinë një kamion dhe një motoçikletë. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës , ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i autoambulancës. “Me datë , rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi. Njësitet relevante të Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti tragjik. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e mëtejshme, me urdhër të organeve kompetente.
Ekskluzive| AKSIDENT TRAGJIK NË ISTOG: Vdes motoçiklisti pas përplasjes me kamion në fshatin Veriq Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
