Qytetari pastron pusetat e bllokuara nga mbeturinat në rrugën “Suzi

0%

Një qytetar ka ndërmarrë iniciativë për pastrimin e pusetave të bllokuara nga mbeturinat në rrugën “Suzi Çelebi” në Prizren, me qëllim që të mundësohet rrjedhja normale e ujërave atmosferike.

Sipas tij, hedhja e mbeturinave në hapësira publike po shkakton bllokimin e pusetave, duke krijuar grumbullim të ujit gjatë reshjeve dhe duke rrezikuar depërtimin e tij në shtëpitë e banorëve të lagjes Tabak’hane.

Qytetari ka bërë thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga ana e bashkëqytetarëve, duke theksuar se ruajtja e pastërtisë së ambientit ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reshjet e dendura vërshojnë urën te Parku i Qytetit në Prizren Problemet me pusetat e bllokuara janë vërejtur edhe në zona të tjera gjatë reshjeve, ku mbeturinat shpesh pengojnë funksionimin normal të sistemit të kullimit të ujërave.

Burimi: Telegrafi