Magjistralja Prishtinë–Podujevë është bllokuar përkohësisht pas një incidenti, ku një kamioni që transportonte pije në shishe qelqi i janë rrëzuar disa në rrugë. Si pasojë e këtij rasti, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa qarkullimi është vështirësuar për drejtuesit e mjeteve.
Pamjet e siguruara nga RTK tregojnë situatën në vendin e ngjarjes, ku shihet shpërndarja e arkave me pije në pjesën e rrugës dhe pengesa e krijuar për qarkullim. Ekipet përgjegjëse janë angazhuar për largimin e pengesave nga rruga dhe rikthimin e qarkullimit normal. Deri në normalizimin e situatës, u rekomandohet shoferëve të kenë kujdes gjatë kalimit në këtë aks rrugor.
