Ku do të transferohet Fisnik Asllani?

0%

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, por ende nuk ka finalizuar një lëvizje të re gjatë kësaj vere. Sipas mediave spanjolle, RB Leipzig është i interesuar për ta transferuar 24-vjeçarin, por lojtari ka kërkuar kohë, duke shpresuar për një mundësi nga Barcelona.

Klubi katalanas thuhet se e ka monitoruar prej kohësh Asllanin dhe është impresionuar me paraqitjet e tij. Trajneri Hansi Flick raportohet se vlerëson veçanërisht aftësitë e sulmuesit kosovar, sidomos për faktin se ai është një finalizues i rrezikshëm me të dyja këmbët.

Barcelona po kërkon një sulmues të ri për të ardhmen, pas largimit të mundshëm të Robert Lewandowskit, ndërsa Asllani shihet si një alternativë interesante në treg. Sipas raportimeve, klauzola e lirimit të Asllanit është rreth 29 milionë euro, një shumë që e bën atë një opsion të arritshëm për klubet e interesuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Barcelona duhet të vendosë nëse do të ndërhyjë për të, ndërsa RB Leipzig mbetet në pritje për të konkretizuar ofertën e saj. Asllani vjen pas një sezoni të mirë me Hoffenheimin, ku ka lënë gjurmë me golat dhe paraqitjet e tij në Bundesligë.

Burimi: Bota Sot