Shpërndaje në: Gjykata Themelore në Prishtinë ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Ozdrim dhe fshatrat tjera të Pejës, Millorad Gjokoviq, Vendimi u mor të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjyqtarja Shala-Abdyli bëri të ditur se Gjykata ka kërkuar nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë t’ua sigurojë dëshminë e dëshmitares Nurije Krasniqi, por që Instituti u është përgjigjur se nuk e posedojnë këtë dëshmi. Andaj, Gjykata konstatoi se është e nevojshme që përsëri të hapet shqyrtimi gjyqësor për plotësimin e procedurës.
Sipas aktakuzës së përpiluar më , Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.
Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar. Edhe Arbëri 8 tet 2025 Telekomi akuzon Kushtetuesen për rastin e “Dardafonit”: E vulosi një padrejtësi të strukturuar Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
