Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshjeje fizike mes disa personave, ku më pas është përdorur edhe arma e zjarrit. Rasti është shënuar në Podujevë, të dielën në mbrëmje, më . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia njofton se gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit, ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur dy persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Me vendim të prokurorit, gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar dhe, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
“I dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është në kërkim policor”- shkruan Policia. Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
