Eliza Hoxha falënderon Yll Limanin

0%

Përgatiti:

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Artistja e njohur, Eliza Hoxha, e ka falënderuar këngëtarin Yll Limani që e ka rikthyer në skenë pas 20 vjetësh. Limani, i cili ka mbajtur koncert dyditor në Prishtinë, e ka ftuar në skenë ish-këngëtaren Hoxha për të interpretuar bashkë këngën e njohur të saj “Kthehu”.

Në disa rreshta me fjalë falënderimi për Limanin, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo e ka quajtur mbrëmjen “magjike”. “Dje ishte një mbrëmje magjike për mua, se për Yllin këto janë tashmë të zakonshme”, ka shkruar ajo. Arkitektja, ka shtuar se “nuk e di si e qysh por, për shumë arsye, e kishte të pamundur t’i thoshte jo ftesës” së Limanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Showbiz 31 dhj 2025 Sot feston ditëlindjen Eliza Dushku “E para se e njoh prej fëmijë kur ka qenë. E dyta se e vlerësoj shumë se si punon dhe çfarë përfaqëson. Dhe, e treta për komplet logjikën e punës së produksionit dhe asaj çfarë ndodhë në prapaskenë, një ekip i tërë që kujdeset për organizimin, aspektin vizual dhe të audios ,menaxhimit, etj,etj,etj…”, ka shkruar tutje Hoxha.

Ajo gjithashtu ka shtuar se përtej që ka pasur emocione të rikthehej në skenë pas 20 vjetësh, është ndier shumë krenare për një gjeneratë të re që industrinë e muzikës e kupton dhe e kultivon me standarde botërore. “Faleminderit Ylli për këtë mundësi me qenë bashkë! Jam shumë krenare me ty! Shkëlqefsh përherë!”, e ka përfunduar postimin deputetja.

Nga ana tjetër, vet Limani ka komentuar në postimin e saj duke i thënë se e “zbukuroi” koncertin. Edhe Showbiz 30 min. më parë Pamela Anderson nuk do të rikthehet në rikrijimin e serialit “Baywatch” “Eliza, e ke zbukuruar koncertin mbrëmë, edhe e ke zbukuruar Prishtinen… Faleminderit qe erdhe!!! we all love you”, ka shkruar Limani.

Përveç, Hoxhës, në koncertin e tij ka marrë pjesë edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili bashkë me Limanin, ka interpretuar këngën “Ditë e Natë”.

Burimi: Koha