Berisha, mbrojtësi i shndërruar në portier në ndeshjen e Superligës

0%

Shpërndaje në: Liridon Berisha nuk është i sigurt se kur kishte qëndruar për herë të fundit në portë. “Me gjasë kur isha pesëvjeçar apo gjashtëvjeçar dhe vëllai im bënte gjuajtjet”, ka thënë duke qeshur mbrojtësi i qendrës i Vaduzit për “Blick”. Kur Leon Schaffran u përjashtua me të kuq në minutën e 82-të të ndeshjes ndaj Luganos, Vaduzi kishte bërë të gjitha zëvendësimet e lejuara.

Berisha mori dorezat e portierit, veshi fanellën e gjelbër dhe zuri vendin e tij mes shtyllave. “Nuk mund të planifikosh diçka të tillë”, ka thënë Berisha. Edhe Futboll 14 mar 2026 Mbrojtësi i Kosovës ia siguron fitoren Sionit Ai mendoi se është lojtari më së paku i rëndësishëm në fushë në momentet e fundit të ndeshjes dhe vendosi të shkonte në portë.

“Nuk jam lojtari që shënoi golat”, tha Berisha për “Blick”. Ai kishte fat gjatë qëndrimit në portë. Goditja e dënimit e Anto Grgiqit shkoi në traverë. “Portieri i ri” bëri edhe disa pritje më pas, duke përfshirë një në kohën shtesë. Por Vaduzi dështoi të shënoi gola të tjerë dhe u kthye në Superligën e Zvicrës me humbje 2:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qartë se kemi merituar më shumë, pasi është dashur të jemi në epërsi në pjesën e parë”. Të dy golat e Luganos u shënuan pas goditjeve ngha këndi. “Duhet të marrim përgjegjësi për këtë dhe të luajmë me më shumë maturi dhe agresivitet në të ardhmen. Po ashtu të jemi më të kujdesshëm gjatë markimit”, ka thënë Berisha.

Vaduzi është klub nga Lihtenshajni, por që garon në sistemin zviceran të futbollit. Është kthyer në Superligë pas pesë vjetësh. Pos Berishës startoi edhe Lutfi Dalipi, që shënoi golin e vetëm. Berisha luan në qendër të mbrojtjes. Te Vaduzi është nga viti 2023. Më herët ishte te Kriensi dhe Xamaxi.

Me këto dy skuadra, njëjtë si me Vaduzin deri më tani, ka luajtur në kategorinë e dytë zvicerane. Në paraqitjen e parë në Superligën e Zvicrës, debutoi edhe si portier. Edhe Futboll 2 shk 2026 Afati i janarit nuk e ndryshon situatën te Kosova Kapiteni i Vaduzit shpreson të mos ketë nevojë më për të ruajtur portë. “Por nëse është e nevojshme unë do të vë dorezat sërish”, ka thënë Berisha.

Ai të paktën mund të mburret që nuk është mposhtur si portier.

Burimi: Koha