Kufizimi i orarit të ushqimit mund të ndihmojë trurin te të moshuarit

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Një studim i ri sugjeron se ngrënia vetëm brenda një periudhe të kufizuar gjatë ditës dhe shmangia e ushqimit para gjumit mund të ndihmojnë në ruajtjen e aftësive mendore te të moshuarit, ka shkruar The Guardian.

Sipas studiuesve, personat që hanë brenda një periudhe rreth 9-orëshe dhe nuk konsumojnë ushqim për 4 orë para gjumit, mund të kenë përmirësime në disa aftësi njohëse, si zgjidhja e problemeve dhe organizimi i informacionit. Studimi ishte i vogël dhe përfshiu 47 gra të moshës 50 deri në 79 vjeç me mbipeshë ose obezitet.

Të gjitha pjesëmarrëset reduktuan rreth 500 kalori në ditë për gjashtë muaj, por një grup hante vetëm brenda një periudhe 9-orëshe (zakonisht nga ora deri në ), ndërsa grupi tjetër shpërndante ushqimet gjatë rreth 12 orëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy grupet humbën afërsisht të njëjtën peshë, rreth 7 kilogramë, por testet e trurit treguan se grupi që kishte kufizuar orarin e ngrënies performoi më mirë në testet e planifikimit hapësinor dhe zgjidhjes së problemeve.

Studiuesit vunë re gjithashtu shenja se këta persona mund të bënin më pak gabime në kujtesë dhe në proceset e të mësuarit, megjithëse në disa teste të reagimit dhe kryerjes së disa detyrave njëkohësisht nuk pati ndryshime të mëdha mes grupeve.

Edhe Lifestyle 1 sht 2025 Gjashtë zakone që ndikojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak Profesoresha Sue Shapses nga Universiteti Rutgers ka thënë se efektet ishin “modeste”, por tregojnë se ngrënia me orar të kufizuar mund të ndihmojë në kujtesën e përditshme dhe në uljen e gabimeve që lidhen me vëmendjen dhe zgjidhjen e problemeve.

Ekspertët mendojnë se përfitimet mund të lidhen me mënyrën se si trupi rregullon ritmin biologjik, metabolizmin dhe inflamacionin. Në shumë vende, njerëzit hanë gjatë një periudhe prej rreth 14 orësh në ditë, duke lënë vetëm pak kohë pa ushqim gjatë natës.

Megjithatë, studime të tjera sugjerojnë se zgjatja e periudhës së agjërimit gjatë natës mund të përmirësojë peshën trupore, presionin e gjakut dhe shëndetin metabolik. Profesoresha Wendy Hall nga King’s College London ka thënë se kufizimi i orarit të ushqimit mund të ketë ndikim pozitiv edhe në shëndetin e trurit.

Edhe Lifestyle 14 tet 2025 OBSH: Alkooli shkaktar i mijëra rasteve të kancerit në Evropë “Kjo është një qasje e mundshme për të mbështetur shëndetin e aftësive njohëse te të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit, jo vetëm sepse ndihmon në kontrollin e peshës, por edhe sepse shmangia e vakteve të mëdha në mbrëmje mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak, funksionin e enëve të gjakut dhe inflamacionin”, ka thënë ajo.

Megjithatë, sipas studiuesve, rezultatet janë ende paraprake dhe nevojiten studime më të mëdha për të konfirmuar nëse këto ndryshime sjellin përfitime të rëndësishme afatgjata për trurin.

Burimi: Koha