Anulohet marrëveshja, Pirlo nuk do ta drejtojë Italinë

0%

Shpërndaje në: Andrea Pirlo nuk do të jetë përzgjedhësi i Përfaqësueses së Italisë në futboll. Marrëveshja e planifikuar për t’u nënshkruar të hënën, është anuluar. Sipas raportimeve, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Giovanni Malago, ka vendosur të mos e miratojë emërimin e Pirlos për shkak të bashkëpunimit të tij me një kompani ruse të basteve.

Si rrjedhojë, kontrata nuk do të nënshkruhet dhe Pirlo nuk do ta marrë drejtimin e “Azzurrëve”. Të dielën organizata për mbrojtjen e konsumatorëve në Itali reagoi kundër emërimit të Pirlos, për shkak të lidhjes së tij me kompaninë ruse të basteve.

Në Itali ishte raportuar se Pirlo kishte arritur marrëveshje me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë dhe pritej vetëm nënshkrimi i kontratës. 47-vjeçari aktualisht është trajner i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, United FC.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha