“Odiseu” vazhdon të dominojë kinematë me një fundjavë tjetër rekord

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Filmi “Odiseu” i regjisorit Christopher Nolan ka vazhduar suksesin e jashtëzakonshëm edhe në fundjavën e dytë në kinematë e Amerikës së Veriut, duke arkëtuar 87 milionë dollarë.

Të ardhurat ranë vetëm 30 për qind krahasuar me fundjavën e premierës, një rezultat shumë i rrallë për një film me hapje mbi 100 milionë dollarëshe, ka shkruar agjencia e lajmeve The Associated Press. Kjo është fundjava e dytë më e suksesshme në karrierën e Nolanit, duke kaluar edhe filmin “The Dark Knight”, i cili në vitin 2008 kishte arkëtuar 75.2 milionë dollarë në fundjavën e dytë.

Deri më tash, “Odiseu” ka grumbulluar rreth 639.6 milionë dollarë në mbarë botën, nga të cilat 128.3 milionë dollarë vijnë nga tregjet ndërkombëtare vetëm gjatë fundjavës së fundit. Pjesa më e madhe e suksesit vjen nga shfaqjet në ekranet premium, sidomos IMAX.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm gjatë kësaj fundjave, ekranet IMAX gjeneruan 48 milionë dollarë, ndërsa versioni 70 mm IMAX solli 5.2 milionë dollarë, me shumicën e biletave të shitura deri në muajin shtator. “Ky do të ishte një rezultat mbresëlënës edhe si fundjavë premiere për çdo film.

Është dëshmi e entuziazmit të jashtëzakonshëm që publiku ka për epikun më të ri të Christopher Nolanit”, ka thënë Paul Dergarabedian, analist i tregut të filmit.

Edhe Showbiz 3 d. më parë Musk: Deri në fund të vitit AI-ja do të krijojë një film të plotë për “Odiseun” Megjithatë, fundjavën e ardhshme filmi do të përballet me konkurrencë më të fortë, pasi në kinema debuton filmi “Spider-Man: Brand New Day”, me protagonistë Tom Holland dhe Zendaya, të cilët luajnë edhe në “Odiseu”.

Analistët parashikojnë se filmi i ri i “Spider-Man” mund të realizojë hapjen më të madhe të vitit. Në vendin e dytë të arkëtimeve u rendit filmi “Moana” me 10.5 milionë dollarë, ndërsa “Toy Story 5” zuri vendin e tretë me 10 milionë dollarë.

“Toy Story 5” ka kaluar tashmë shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtimet globale, duke u bërë filmi i gjashtë i “Pixarit” që arrin këtë sukses. 10 filmat më të ndjekur në kinematë e SHBA-së dhe Kanadasë këtë fundjavë: 1 “Odiseu”, 87 milionë dollarë 2 “Moana”, 10.5 milionë dollarë 3 “Toy Story 5”, 10 milionë dollarë Edhe Showbiz 2 muaj më parë Matt Damon në trailerin e ri të filmit të Christopher Nolanit 4 “Minions & Monsters”, 9.7 milionë dollarë 5 “Hadestown”, 9.6 milionë dollarë 6 “The Invite”, 2.6 milionë dollarë 7 “Evil Dead Burn”, 2.6 milionë dollarë 8 “Young Washington”, 2 milionë dollarë Edhe Showbiz 2 j. më parë Tom Holland për “Odisenë”: Ky është shansi im i fundit për të luajtur rolin e një djali 9 “Motor City”, 1.6 milionë dollarë 10 “Obsession”, 1.5 milionë dollarë

Burimi: Koha