Është hedhur sot shorti për edicionin garues 2026/2027 në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku klubet kanë mësuar kalendarin dhe kundërshtarët e tyre për javën hapëse të kampionatit.
Shorti, i organizuar nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës në selinë e FFK-së, ka përcaktuar pesë përballje interesante për xhiron e parë, ku spikasin ndeshjet Llapi – Drita dhe Prishtina – Ballkani.
Çiftet e xhiros së parë janë: Drenica – Dukagjini Llapi – Drita Prishtina – Ballkani Feronikeli ’74 – Gjilani Vushtrria – Malisheva Me hedhjen e shortit, skuadrat tashmë kanë një pasqyrë të plotë të kalendarit të sezonit të ri, derisa pritet që Federata e Futbollit e Kosovës të publikojë edhe datat dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të javës së parë.
Sezoni i ri i Superligës së Kosovës nis më 15 Gusht.
