Ancelotti i kënaqur: Do të përmiresohemi, duam që të jetë Botërori i Brazilit

0%

Pas gjysmëhapit fals të kryer në ndeshjen me Marokun, Brazili i Carlo Ancelottit ndezi motorët. Trajneri italian nuk e fshehu kënaqësinë e tin pas fitores bindëse të Seleçaos ndaj Haitit me rezultatin 3-0. ‘Ishte një ndeshje e plotë, bëmë shumë më mirë në pjesën e parë.

Në të dytën patëm më shumë kontrollin dhe pas 3-0 e ulëm pak ritmin, por krijuam shumë raste dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë gola-tha Ancelotti-ishte ajo që prisnim nga kjo ndeshje, më shumë kualitet, më pak gabime, më shumë efikasitet në sulm dhe më shumë kontroll në mbrojtje.

E pashë atë që doja, po përmirësohemi dhe do të përmirësohemi ende’ Ancelotti përmendi në mënyrë të veçantë Matheus Cunha dhe Vinicius, autorët e golave për 5 herë kampionët e botës në këtë ndeshje ‘Matheus ishte i shkëlqyer, ia doli t’i krijojë shumë probleme mbrojtjes së Haitit, shfrytëzoi filtrimet dhe ishte vrasës para porte-shtoi Ancelotti-Vinicius ka ardhur në një gjendje shumë të mirë, por nuk duam të jetë Botërori i tij, duam që të jetë Botërori i Brazilit’ Aguero shpall Messin më të madhin: “Do të kthehesha vetëm për të luajtur me të” Brazili është në krye në grupin e tij dhe kualifikimi në fazën me eliminim direkt është shumë pranë. ‘Në aspektin e intensitetit ishte një ndeshje e mirë-tha Ancelotti-sigurisht duhet akoma të përmirësohemi dhe do të përmirësohemi për të qenë gati për fazën me eliminim direkt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne duam të fitojmë me Skocinë për të qenë të parët në grup, do të ishte e rëndëssihme. Duam të përgatitemi mirë, por nuk do të jetë e lehtë. Ata kanë karakteristikat e tyre dhe i krijuan probleme Marokut, siç mund të na i krijojnë edhe ne.

Duhet të përqendrohemi te ndeshja për të mbajtur qetësinë e kthjelltësinë’ Në fund Ancelotti foli edhe për gjendjen e Neymar ‘Neymar do të stërvitet në mënyrë indivituare dhe më pas të hënën do t’i bashkohet grupit dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Skocisë’-tha Ancelotti.

Burimi: Bota Sot