Fluks pacientësh në Emergjencën e QKUK-së: 337 raste brenda një dite,

0%

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook se brenda 24 orëve të fundit, stafi mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së ka trajtuar gjithsej 337 raste.

Sipas kategorive të trajtimit, janë ofruar këto shërbime: • Reanimim 77 raste; • Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 56 raste; • Në Emergjencën Internistike janë trajtuar 94 raste; • Në Emergjencën Ortopedike janë trajtuar 76 raste; • Në Sallën e Vogël janë kryer 34 shërbime.

Sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar: • 1 rast i lëndimit me armë zjarri; • 1 rast i intoksikimit; • 14 raste të personave të lënduar në aksidente komunikacioni. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 27 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse, ndërsa janë regjistruar 4 raste të vdekjeve (exitus).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com