Banorët e rrugës “Lyboteni” paralajmërohen për ndërprerje të

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” SH.A. ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të nisë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në rrugën “Lyboteni”. Sipas njoftimit të kompanisë, për shkak të zhvillimit të punimeve, konsumatorët në këtë zonë mund të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë ditës.

KRU “Bifurkacioni” bëri të ditur se investimi synon zëvendësimin e rrjetit ekzistues me gyp të ri, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit, rritjes së sigurisë së rrjetit dhe garantimit të një furnizimi më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët. Nga kompania është kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët deri në përfundimin e punimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com