Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Benjamin Haddad, ministër i Deleguar për Evropën nga Republika e Francës. Pas takimit, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, pritet të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojrave Mesdhetare.
Më pas, sipas njoftimit të Ministrisë, ministrat Konjufca dhe Haddad, do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media. Haddad u prit më nga negociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj. “Kosova qëndron në solidaritet me Francën ndërsa ajo lufton zjarret e tmerrshme pranë Bordeaux. Jemi të bashkuar dhe aleatë.”- shkroi Zulfaj në platformën X.
