Gjendje e qetë në kufijtë e Kosovës, shumica e pikave kalohen pa

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa pritje të gjata. Sipas përditësimit të datës , në pjesën më të madhe të pikave kufitare automjetet presin nga dy deri në dhjetë minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona. Pritja më e gjatë është regjistruar në Jarinjë, ku në hyrje qytetarët presin deri në 15 minuta.

Ndërkohë, në Vërmicë është raportuar një kolonë rreth 40 metra e gjatë, me kohë pritjeje deri në 10 minuta. Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Dheun e Bardhë, Hanin e Elezit dhe Muçibabën, pritjet variojnë kryesisht nga pesë deri në dhjetë minuta. Ndërsa në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit, qytetarët presin vetëm nga dy deri në tre minuta.

Edhe për automjetet e transportit të mallrave, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga tre deri në pesë minuta, pa kolona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot