E rëndë në Janjevë, një person gjendet i pajetë në shtëpi

0%

Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit. Sipas informacioneve, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Emergjencës pasi e kanë gjetur personin pa ndjenja në shtëpi. Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar vdekjen e personit.

Në vendngjarje kanë intervenuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti me cilësimin “Trup i pajetë”. Bazuar në deklarimet e familjarëve, personi kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët dhe nuk janë ngritur dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot