Ekskluzive | Punëtorët e Eko Regjionit ia tërhoqën vërejtjen,

0%

Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Prizren, ku një qytetar dyshohet se sulmoi me sprej punëtorët e kompanisë Eko Regjioni, pasi ata i tërhoqën vërejtjen që mbeturinat t’i hidhte në kontejner dhe jo në rrugë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është R. P. 62 vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi rreth orës në rrugën “Suzi Qelebi”, derisa ekipet e Eko Regjionit ishin duke pastruar hapësirat publike. Në atë moment, R. P. dyshohet se hodhi mbeturina në rrugë, ndërsa pasi punëtorët ia tërhoqën vërejtjen se ato duhet të hidheshin në kontejner, situata eskaloi.

Burimet thonë se i dyshuari fillimisht i ofendoi dhe i kërcënoi punëtorët, e më pas dyshohet se i sulmoi me sprej në sy. Gjatë incidentit u lënduan tre punëtorë të Eko Regjionit – B. K. (1984), F. A. (1982) dhe F. B. (1977). I lënduar mbeti edhe E. Sh. (1971), një taksist që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Të katër viktimave u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa R.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

P. është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa çështja që lidhet me pretendimet për nxitje të urrejtjes etnike do t’i referohet prokurorit kompetent për vlerësim.

Me vendim të Prokurorit, R.P. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Burimi: sinjali.com