Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, u është drejtuar tifozëve me një letër të hapur pas përfundimit të Kupës së Botës, duke pranuar zhgënjimin e madh nga humbja. Në letrën e titulluar “Faleminderit”, të publikuar të hënën nga mediat franceze, Mbappe shkroi se disfata dhemb dhe se kjo ndjenjë do ta shoqërojë ekipin për një kohë të gjatë. “Ndoshta ju detyroheshim një fund më të mirë.
Por jo gjithmonë mund ta zgjedhim se si përfundon një histori”, shkroi sulmuesi francez. Ai theksoi se lojtarët dhanë gjithçka në fushë dhe se, pavarësisht rezultatit përfundimtar, skuadra ka arsye të ndihet krenare për paraqitjen e saj.
Mbappé foli edhe për çmimin e golashënuesit më të mirë të turneut, duke thënë se e pranon atë me krenari, por se do të kishte pasur më shumë vlerë po të shoqërohej me trofeun e Kupës së Botës. Në letrën e tij, kapiteni falënderoi bashkëlojtarët, përzgjedhësin Didier Deschamps, stafin dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë turneut. “Kjo Kupë Bote ka përfunduar, por historia vazhdon.
Nuk kemi mbaruar ende së luajturi bashkë”, përfundoi Mbappé. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
