Ekskluzive | Gjendet pa shenja jete 52-vjeçari në Janjevë – familja

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Lulzim Gashi , 52 vjeçar. Sipas informacioneve, rreth orës , Policia është njoftuar se familjarët kishin kërkuar ndihmën e Emergjencës, pasi Lulzim Gashi ishte gjetur i shtrirë në shtëpi pa ndjenja.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por në orën mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 52-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Trup i pajetë”.

Sipas familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët dhe nuk kanë shprehur dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes. Me vendim të Prokurorit, trupi nuk është dërguar për autopsi, por i është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com