Pse Turqia është e eliminuar nga Botërori?

0%

Shpërndaje në: Turqia është eliminuar nga Botërori pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të grupit. Meqenëse në Botëror kriteri i parë për ndarjen e skuadrave me pikë të barabarta janë ndeshjet direkte mes tyre, Turqia nuk ka më mundësi të përfundojë në një pozitë që e dërgon në fazën tjetër. Eliminimi i saj u vulos pas humbjes 0:1 nga Paraguai.

Ndeshja e luajtur në orët e hershme të së shtunës u vendos nga një supergol i minutës së dytë i Matias Galarzas. Kombëtarja latine e luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, por ia doli të merrte fitore. Madje, ndëshkimi me të kuq i Miguel Almironit në fund të pjesës së parë hyri në histori, duke u bërë lojtari i parë që përjashtohet nga loja me rregullin e ri të FIFA-s.

Ai u ndëshkua pasi mbuloi gojën me duar teksa fliste me një lojtar turk. Me dy humbje të regjistruara, Turqia u bë skuadra e dytë pas Haitit që eliminohet nga Botërori. Në ndeshjen e parë ishte mposhtur 2:0 nga Australia. Ndeshjen e fundit në grup Turqia do ta luajë ndaj SHBA-së, që tashmë e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë me dy fitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha