Dy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten disa persona

0%

Shpërndaje në: Dy bomba buzë rrugës në Pakistanin veriperëndimor vranë të paktën shtatë persona dhe plagosën tre, të shtunën, njoftuan zyrtarët policorë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të sulmeve, shkruan Reuters.

Shpërthimi i parë kishte në shënjestër një automjet dhe i dyti pasoi ndërsa ekipet e shpëtimit reaguan në rrethin Bannu në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Pesë persona u vranë në shpërthimin e parë dhe dy në të dytin, si dhe tre u plagosën.

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari në një shkrim në X dënoi sulmin, duke kërcënuar me masa përkrahësit e brendshëm dhe të jashtëm të terrorizmit, ofrimit të strehave të sigurta, mbështetjes logjistike dhe ndihmës financiare për rrjete të tilla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha