Rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim për disa ditë, për shkak të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor. Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, mbyllja do të jetë në fuqi nga data 5 gusht deri më .
Segmenti i mbyllur përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”. Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë lutur që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim.
Nga Komuna e Prishtinës kanë kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët deri në përfundimin e punimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
