PSG zyrtarizon vendimin drastik: Kërkesat ishin të ekzagjëruara

0%

Yan Diomande pritet të jetë lojtari më i ri i Real Madrid. PSG ka konfirmuar në një komunikim me “Sky Sport” se është tërhequr nga gara. Më shumë se Lajpcig, duket më tepër një tension i krijuar nga menaxherët dhe që sollën këtë vendim të PSG. “PSG tërhoqi zyrtarisht interesimin për Yan Diomanden dhe të gjitha ofertat këtë mbrëmje.

Shuma e kërkuar për transferimin dhe kërkesat për pagën ishin krejtësisht joproporcionale dhe të ekzagjeruara. PSG nuk do të heqë dorë nga parimet e saj për një menaxhim racional financiar dhe për ruajtjen e një strukture të balancuar të skuadrës”, thuhet nga PSG.

Reali raportohet se do e afrojë për një shumë rreth 120 milionë euro. 19-vjeçari është nga Bregu i Fildishtë dhe shpërtheu në edicionin e kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot