Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur. Në njoftim bëhet e ditur se ceremonia e rivarrimit do të mbahet më , në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora .
Paraprakisht, nga ora , do të mbahen homazhe te ‘Lapidari i Ri’ në fshatin Kodrali të Deçanit. Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pepaj, njëkohësisht rithekson përkushtimin institucional për vazhdimin e angazhimit në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
