Shpërndaje në: Rizespori i ka prezantuar Beshiktashit ofertë për huazimin e Milot Rashicës, ndërsa tani pret vendimin e klubit nga Stambolli. Rizespori e ka vendosur Rashicën në krye të listës së dëshirave, kurse drejtuesit e klubit e shohin sulmuesin kosovar si objektivin numër një për përforcimin e sulmit. Nëse marrëveshja nuk realizohet, Rizespori ka përgatitur edhe një alternativë.
Sipas “takagazete”, Rizespori do të tentojë kthimin e sulmuesit Jesurun Rak-Sakyi, i cili ishte pjesë e skuadrës edhe edicionin e kaluar në formë huazimi. Ganezi është pjesë e Crystal Palace. Te Rizespori luan mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi. 30-vjeçari Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
