Një skenë e pazakontë në Formula 1: Presidenti çek Petr Pavel

0%

Një skenë e pazakontë tërhoqi vëmendjen gjatë Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1. Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, u shfaq në pistën e Formula 1 jo si mysafir apo spektator, por si fotograf, i pajisur me kamerë profesionale dhe akreditim zyrtar të FIA-s.

Pavel ndoqi nga afër seancat stërvitore dhe kualifikuese të së shtunës, ku realizoi fotografi pranë fotografit të njohur çek të Formula 1, Jirí Krenek. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që presidenti çek shfaq pasionin e tij për fotografinë në sportet motorike.

Vetëm pak javë më parë, ai ishte i pranishëm në garën legjendare 24 Orët e Le Mans në Francë, ku gjithashtu fotografoi nga afër ngjarjen me pajisje profesionale. Ish-kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s është një adhurues i njohur i sporteve motorike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë viteve ai ka fotografuar gara të MotoGP dhe World Superbike në Brno, ndërsa ka udhëtuar edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite për të ndjekur nga afër gara si NASCAR dhe Rally Dakar.

Prania e tij në Hungari si fotograf u bë një nga momentet më të veçanta jashtë pistës gjatë fundjavës së Formula 1, duke treguar edhe një herë pasionin e presidentit çek për fotografinë dhe sportet motorike.

Burimi: Telegrafi