Fluks i shtuar në disa pika kufitare, pritjet më të gjata në Muçibabë

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare, ku në disa prej tyre janë regjistruar pritje dhe kolona të automjeteve, veçanërisht në hyrje të Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara në orën , pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku qytetarët presin deri në 60 minuta për hyrje, ndërsa kolona arrin në rreth 300 metra. Pritje të konsiderueshme ka edhe në Dheun e Bardhë, ku hyrja zgjat rreth 50 minuta, me kolonë prej 200 metrash, ndërsa në dalje pritjet janë rreth 25 minuta dhe kolona arrin në 100 metra.

Në pikën kufitare Bërnjak, pritjet për hyrje janë rreth 45 minuta, me kolonë prej 500 metrash, ndërsa dalja realizohet brenda 3 deri në 5 minutave. Edhe në Hanin e Elezit janë regjistruar pritje, ku hyrja zgjat rreth 20 minuta, ndërsa dalja deri në 40 minuta. Kolonat arrijnë në 60 metra në hyrje dhe 300 metra në dalje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Vërmicë, pritjet për hyrje janë nga 25 deri në 30 minuta, me kolona prej 250 deri në 300 metrash, ndërsa dalja kryhet për 5 deri në 10 minuta. Ndërkaq, në pikat kufitare Merdarë, Jarinjë, Kullë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Globoqicë dhe Stançiq, pritjet janë të shkurtra ose nuk ka kolona të evidentuara.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat kufitare pritjet për kamionë janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi