ISHP: Përhapja e lisë te delet dhe dhitë nuk përbën rrezik

0%

Instituti i Shëndetit Publik siguron se lija te delet dhe dhitë, që është përhapur së fundi në territorin e shtetit, nuk paraqet rrezik për transmetim te njerëzit. Sipas këtij institucioni masat e ndërmarra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për izolimin e rasteve janë të mjaftueshme për momentin.

“Sipas informacioneve tona, sipas sektorit të epidemiologjisë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për momentin për izolimin e rasteve të paraqitura me linë te delet dhe dhitë. Epidemiologët na informojnë se nuk ekziston rrezik për transmetim të sëmundjes te njerëzit.

Ai rrezik nuk ekziston, janë ndërmarrë masa”, deklaroi Marija Andonovska, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Nga Instituti bëjnë të ditur se nuk paraqet rrezik konsumimi i produkteve ushqimore që vijnë nga këto kafshë, veçanërisht kur ato janë të përpunuara siç duhet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes gjatë periudhës së verës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë blerjes, ruajtjes dhe konsumimit të ushqimeve, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta. “Lidhur me konsumin e ushqimit, nga kafshët e sëmura, nuk ekziston rrezik për transmetim te njerëzit, veçanërisht nëse ushqimi është përpunuar.

Megjithatë ne si institut rekomandojmë sidomos në këto ditë të verës të kemi kujdes prej ku konsumohet ushqimi, sepse vera sjell predispozita për shumë sëmundje. Duhet pasur kujdes prej ku blihet ushqimi, ku ka qenë i ruajtur dhe si do të ruhet pasi të blihet”, theksoi Marija Andonovska, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më parë ka njoftuar për regjistrim e dhjetë vatrave të reja të sëmundjes së lisë që nga fillimi i muajit korrik dhe ka asgjësuar rreth 1.400 kafshë për të parandaluar përhapjen e saj. Sëmundja është konfirmuar në 15 ferma me dele dhe në dy ferma me dele e dhi.

Për shkak të situatës, është vendosur ndalim për lëvizjen dhe transportin e deleve dhe dhive në zonat e prekura, ndërsa tregjet e kafshëve për këto kategori janë mbyllur në gjithë vendin./Alsat.mk.

Burimi: Telegrafi