Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e së dielës në zonën pyjore të njohur si Pylli i Sodës, pranë rrugës që lidh qytetin e Vlorës me plazhin e Zvërnecit. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë angazhuar ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!