Ka vdekur ish-bashketbollist kosovar, Mithat Belegu. Me këtë rast, Federata e Basketbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Belegu. Kjo Federatë ka shkruar se Belegu ka dhënë kontribut të madh si lojtar e gjyqtar dhe se do të mbahet mend nga të gjitha gjeneratat për ndihmën e madhe në bashketbollin e Kosovës. “Vdekja e tij është një humbje e madhe për basketbollin e Kosovës.
Mithat Belegu ka qenë lojtari më i mirë i Kosovës në vitet e 60-ta. Më vonë, njeriu i cili tri herë ishte koshashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Jugosllavisë u bë gjyqtar federativ kurse më 1978 u bë gjyqtar ndërkombëtar i FIBA-s, i pari nga Kosova.”- ka shkruar Federata e Basketbollit në telegramin e ngushëllimit.
Belegu kishte luajtur 242 ndeshje në ligat federative të Jugosllavisë, prej të cilave 150 në Ligën e Parë. “Ambasadori më i mirë i bashketbollit të Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë”- kështu e përshkroi Federata Belegun. Belegu në vitin 2024 ishte shpallur Veteran i Vitit nga kjo Federatë.
