Liverpool gjen zgjdhjen në Serie A për krahun e djathtë të sulmit

0%

Me largimin e Mohamed Salah, Liverpool e ka të nevojshme të ndërhyjë në merkato për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Objektivi parësor i Liverpool-it është Bradley Barcola, i cili nuk ka pranuar propozimin e PSG-së për rinovimin e kontratës aktuale dhe është i hapur për largimin këtë verë.

Në anën tjetër, PSG ka vendosur çmimin 170 milionë euro për të lënë të lirë sulmues, shifër që e zmbraps disi Liverpool-in. Në këtë situatë, të kuqtë po shqyrtojnë alternativa të tjera dhe një ndër to është anësori i Juventusit, Francisco Conceicao. Portugezi është nën kontratë deri në vitin 2030 me bardhezinjtë, por ai mund të largohet që këtë verë për një ofertë rreth 50 milionë euro.

Burimi: Bota Sot