Leigh-Anne Pinnock ka performuar në Festivalin Lazydays, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur të shtatzënisë vetëm pak javë pasi njoftoi se është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, futbollistin Andre Gray.
Ish-anëtarja e grupit “Little Mix”, 34 vjeçe, u shfaq në humor të mirë gjatë performancës në Southend-on-Sea, Essex, ku tërhoqi vëmendjen me një veshje shumëngjyrëshe. Ajo kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër të thurur me vija dhe pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë, duke nxjerrë në pah barkun e saj të rritur, shkruan DailyMail.
Këngëtarja kompletoi pamjen me flokë të errëta të kapura bisht dhe një grim të guximshëm me hije sysh jeshile. Gjatë performancës, Leigh-Anne tregoi edhe lëvizjet e saj karakteristike të kërcimit, duke dhuruar një spektakël energjik për publikun.
Në fillim të këtij muaji, artistja bëri të ditur lajmin e shtatzënisë përmes një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej duke regjistruar muzikë në studio. “Ndërsa mbaron një kapitull, fillon një tjetër”, shkroi ajo krahas postimit. Leigh-Anne dhe Andre Gray janë tashmë prindër të vajzave binjake, të cilat lindën në gusht të vitit 2021, ndërsa çifti u martua në qershor të vitit 2023.
Pas njoftimit të shtatzënisë, ish-shoqet e saj të grupit, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards, shprehën emocionet e tyre dhe urimet për familjen. Më herët, Leigh-Anne ka folur edhe për vështirësitë në marrëdhënien me Andre, duke zbuluar se kishte kaluar një periudhë të vështirë pas një humbjeje besimi.
Megjithatë, ajo ka treguar se partneri i saj ishte i gatshëm të ndryshonte dhe se të dy kanë punuar për ta përmirësuar lidhjen e tyre.
