Arben Fetahu: Mithat Belegu ka qenë lojtari më i mirë i Kosovës

0%

Ka ndërruar jetë legjenda e basketbollit të Kosovës, Mithat Belegu Kryetar i FBK-së, Arben Fetahu, ka thënë se ikja në amshim e ish basketbollistit, ish gjyqtarit dhe veprimtarit të basketbollit, është humbje e madhe për basketbollin dhe sportin në përgjithësi. “I dashur komunitet i basketbollit, me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Mithat Belegu.

Ai ka dhënë kontribut të madh si lojtar e gjyqtar, derisa do të mbahet mend nga të gjitha gjeneratat për ndihmën e madhe në basketbollin e Kosovës. Vdekja e tij është një humbje e madhe për basketbollin e Kosovës. Mithat Belegu ka qenë lojtari më i mirë i Kosovës në vitet e 60-ta.

Më vonë, njeriu i cili tri herë ishte koshashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Jugosllavisë u bë gjyqtar federativ kurse më 1978 u bë gjyqtar ndërkombëtar i FIBA-s, i pari nga Kosova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me 242 ndeshje në ligat federative të Jugosllavisë, prej të cilave 150 në Ligën e Parë të Meshkujve dhe karrierë ndërkombëtare që e ka dërguar në 4 kontinente të globit dhe në mbi 40 shtete, Mithat Belegu nga Peja ishte ambasadori më i mirë i basketbollit të Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë.

Mithat Belegu ishte një prej emrave më të respektuar të basketbollit pejan, pjesë e gjeneratës së artë të KB Buduqnost (sot KB Peja), duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e sportit kosovar. Kujtojmë se ai ishte shpallur edhe Veteran i Vitit nga Federata e Basketbollit të Kosovës më 2024, duke u nderuar për kontributin e madh në basketbollin e Kosovës.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Belegu dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, ka shprehur ngushëllime e Arben Fetahu.‍

Burimi: Bota Sot